e mërkurë, 1 qershor 2011

Anëtarja më e vjetër e Facebookut

Lily Stugnell planifikon të hapë profil dhe të bëhet anëtarja më e vjetër e rrjetit shoqëror Facebook. Kjo plakë 106 vjeçare ka vite që është bërë stërgjyshe.


Përveç profilit në Facebook, Stugnell ka ndërmend të hapë profil edhe në Twitter, pasi që ka përfunduar kursin për pensionistë në të cilin ka mësuar se si ta përdorë internetin.
Lily ka tre djem, katër nipa e mbesa dhe tre stërnipa e stërmbesa. Orën e parë për rrjetet shoqërore e mbajti muajin e kaluar. Dëshira e saj për ditëlindjen e 107 është ta ketë një iPad

Kjo plakë jeton në Cinderford të Britanisë së Madhe me vajzën e saj 78 vjeçare Joy Williams.

“Është e vërtetë se dëshiroj të bëjë edhe shumë gjëra. Twitter më duket shumë interesant. Kur ta hapë profilin në Facebook, do të bëhem shfrytëzuesja më e vjetër. Kjo do të ndodhë para ditëlindjes time të 107 të cilën do ta festojë në gusht”, tha Stugnell.

Momentalisht shfrytëzuesja më e vjetër e Facebookut është Lillian Lowe e cila është 104 vjeçare. Ajo është regjistruar me emrin “Supergjyshja”, shkruan Mirror

Rusi, vetëvarroset i gjallë.

Nje burre me moshë 35 vjec, është vetëvarrosur për të treguar forcën e karakterit të tij, por ka mbetur i vdekur pasi tubat e ventilimit ishin bllokuar.

 

Nje loje ekstreme qe ka rezultuar tragjike per nje burre 35 vjecar nga lindja e larget ruse Blagoveshchensk.
Nje mashkull 35 vjecar, kishte kerkuar ndihmen e nje miku te tij qe ta ndihmonte me qellim qe te kalonte nje nate i varrosur per se gjalli


Te dy, pasi jane marre vesh, kane hapur nje grope ne nje kopesht me bar aty prane, kane improvizuar nje arkivol te cilin e kane paisur edhe me tuba per te siguruar ventilimin e tij.


Pasi kane mbaruar pregatitjet paraprake, 35 vjecari eshte sistemuar ne brendesi te arkivolit, i paisur edhe me nje shishe uji, nje batanie, si edhe nje telefon celular. Siper i eshte hedhur rreth 20 cm toke nga ajo qe kish dale gjate germimit te varrit.


Miku qe e kish ndihmuar ishte larguar per ne shtepi, pasi kish marre edhe nje telefonate siguruese nga brenda varrit.


Por kur ai ka vajtur te nesermen ne mengjes per te nxjerre mikun e tij e ka gjetur ate pa jete brenda ne arkivol.


Duket se shkaku ka qene bllokimi i tubacioneve te ajrit per shkak te shiut qe kish rene gjate nates, dhe pamundesise per te telefonuar ne kohe.


Edhe me pare ka te dhena qe skenare te tille te jene organizuar, por qe fatmiresisht nuk kane patur kete fund tragjik.

Me 15 Qeshor , mund të shihni një eklips të plotë të hënës.

Kjo situatë ka ngjallur mjaft ankth, frikë dhe ndjesi të errëta. Por qetësohuni, asgjë nuk do të ndodhë


Më 15 qershor bëhuni gati. Hëna do të ngjyroset me të kuqe dhe do të mund të shihni një eklips total të Hënës. Spektakli parashikohet të jetë i jashtëzakonshëm, por vëzhgimi i këtij eklipsi do të jetë tepër i ndërlikuar në fazat e tij fillestare. Gjatë perëndimit, në ora 19:23, Hëna do të gjendet ende nën horizont dhe qielli nuk do të jetë ende plotësisht i errësuar. Prandaj nuk do të jetë e lehtë të shikohet qartësisht avancimi i hijes së Tokës mbi Hënë. Gjithmonë nëse do ta lejojnë edhe kushtet e motit, pjesa e dytë fenomenit do të jetë e vëzhgueshme pa vështirësi të veçanta. Fenomeni, që do të zgjasë maksimumi në ora 22:12 të datës 15, pritet të "ulë siparin" më 1:02 të 16 qershorit

Një eklips hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë dhe Hëna kalon konin e hijes së projektuar nga Toka. Eklipsi mund të jetë total, ose i pjesshëm në varësi të faktit nëse Toka, Hëna e Dielli janë ekzaktësisht të përvijëzuar, apo jo. Një situatë e tillë verifikohet saktësisht prej 4 miliardë vitesh (kaq kohë ka sistemi yjor në të cilin jetojmë). Por ndër të tjera, kjo ka ngjallur edhe mjaft ankth, frikë dhe ndjesi të errëta.


Por preferohet të besohet te profecitë e bëra, më shumë sesa te libri i astronomisë për shkollat e mesme. Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë për mallkim, apo ters, qetësohuni! Ai i 15 qershorit do të jetë një eklips normal, prandaj përgatituni ta shijoni me sy, sepse do të jetë shumë i bukur. Nëse pastaj do të keni edhe një dylbi të thjesht, spektakli do të jetë edhe më i madh.

e premte, 27 maj 2011

Molla dhe sëmundjet e zemrës.

Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë oreksin

Njerëzit të cilët konsumojnë nga një ose dy molla në ditë janë shumë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i faktorëve të rrezikut që lidhen me sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Floridës kanë njoftuar se konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e pranisë së markerëve të cilët tregojnë për praninë e inflamacioneve dhe krijimit të shtresave në muret e enëve të gjakut.
 
Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë apetitin.
 
Shkencëtarët thonë se meritorë për këto rezultate janë pektinet- fijet të cilat bllokojnë absorbimin e kolesterolit, si edhe antioksiduesit polifenole, të njohur për parandalimin e dëmtimit të qelizave nga ana e radikaleve të lira.

 

e mërkurë, 25 maj 2011

Fiku 70 cigare në gjuhë brenda një minute.


Richie Magic (55 vjeçar) nga New Yorku vendosi rekordin e ri botëror duke fikur në gjuhë 70 cigare brenda një minute. Luftonte për pak ajër të pastër derisa shtynte cigaret në gojë, nga pesë copë njëherësh.
Rreth tij në Washington Square Park ishin mbledhur shumë njerëz dhe derisa disa e përkrahnin me duartrokitje dhe i ndihmonin t’i ndizte cigaret, të tjerët e shikonin me neveri.
“Porosia për fëmijët ishte më e rëndësishme se shëndeti im. Pirja e duhanit është shprehi e keqe”, tha Magic pasi theu rekordin.
Pas një minute e tregoi gjuhën e tij përplot hi cigaresh.
“Ndjenja është e tmerrshme. Gjuha më është nxirë, ndërsa maja e gjuhës më djeg tepër”, u tha Magic mediave.

Politika..


Politika nganjëherë mund të jetë punë me zarar. Këtë e përjetoi në lëkurën e vet zëvendëskryetari i Parlamentit të Ukrainës, Adam Martynyuk, kur e kapi një koleg të vetin për fyti dhe e shtriu në tokë.

Martynyuk po udhëhiqte seancën parlamentare e cila transmetohej direkt edhe në televizionin e Ukrainës. Transmetimin e mërzitshëm “live” e bëri interesant Martynyuk kur ndihmësi i tij Oleg Lyashko e pyeti nëse mund ta merrte fjalën, por ai e refuzoi.
Ai më pas lëshoi disa fjalë fyese ndaj Martynyukut, e kjo i mjaftoi për ta kapur për fyti Lyashkun. Kur sa hap e mbyll sytë e shtriu për toke. I shqetësuar tej mase, Lyashko ngrihet nga dyshemeja dhe fillon të shtyhet me zëvendëskryetarin e parlamentit.
Megjithatë shpejtë reaguan deputetët tjerë dhe parandaluan një konflikt më serioz, ndërsa është interesant se pas kësaj “zhurme”, Lyashko u kthye në foltore, e që zëvendëskryetari i parlamentit e përcolli me një buzëqeshje ironike.

Gjykata, Britney Spears nuk mund të martohet

Britney Spears duket shumë e dashuruar pas partnerit të saj Jason Travick, me të cilin ka disa vite e lidhur.

Bëhet fjalë për një lidhje që sipas artistes mund të përfundojë në një martesë, por sot për sot kjo gjë është e pamundur. Edhe pse Britney Spears e sheh veten si një “vajzë normale”, një gjykatë në Kaliforni ka deklaruar se ylli i pop-it është “mendërisht e paaftë” për të marrë disa vendime të caktuara dhe në këto vendime hyn edhe martesa.

Që nga një krizë që kaloi në vitin 2008, Britney Spears është nën kujdestarinë e babait të saj, James Spears. Është pikërisht i ati që merr vendimet e saj ekonomike dhe personale.

Ligji kalifornian shpjegon se një person i shpallur “mendërisht i paaftë” nuk mund të marrë vendime juridike dhe si rrjedhim nuk mund nënshkruajë një kontratë martesore.

Jo vetëm drejtësia, por edhe avokati i Spears, David E. Wohl, është shprehur: “Britney është si një fëmijë.”