Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë oreksin
Njerëzit të cilët konsumojnë nga një ose dy molla në ditë janë shumë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i faktorëve të rrezikut që lidhen me sëmundjet e zemrës.Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Floridës kanë njoftuar se konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e pranisë së markerëve të cilët tregojnë për praninë e inflamacioneve dhe krijimit të shtresave në muret e enëve të gjakut.
Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë apetitin.
Shkencëtarët thonë se meritorë për këto rezultate janë pektinet- fijet të cilat bllokojnë absorbimin e kolesterolit, si edhe antioksiduesit polifenole, të njohur për parandalimin e dëmtimit të qelizave nga ana e radikaleve të lira.
Nuk ka komente:
Posto një koment