e mërkurë, 10 nëntor 2010

Plus fillon në fund të muajit

Operatori i katërt i telefonisë mobile në Shqipëri do të filloi punën nga fundi i këtij muaji. Këtë e kanë konfirmuar e dhe zyrtarë të lartë të Postë Telekomit të Kosovës (PTK) gjatë një konference për media, ku kanë bërë publike edhe të hyrat për dhjetë muajt e këtij viti.
Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se Postë Telekomi i Kosovës me të tëra njësitë e vetë gjatë këtyre dhjetë muajve të këtij viti pa pasur suksese. Sipas tij lëshimi i produkteve dhe i shërbimeve të reja ka bëtë që kompania të ketë edhe ngritje të ardhurave. Për dhjetë muaj PTK-ja ka pasur për 7 % të ardhura më shumë.
Po ashtu Haxha ka bërë të ditur se numri i konsumatorëve të VALA-s ka arritur në 1.2 milionë konsumatorë.
Ndërkaq s ai përket fillimet të punës së operatorit Plus në Shqipëri ai ka thënë se ai do të filloi shumë shpejt, e për mos fillimin e tij nuk është për shkak të PTK-së sepse kjo e fundit sipas tij ka vetëm aksione atje.
Kryeshefi Ekzekutik i PTK-së po ashtu gjatë konferencës ka folur edhe për pagën e tij, për të cilën tha se është më e vogla deri më tani nga menaxheret e deri tanishëm të PTK-së. Haxha paguhet 4450 euro në muaj.

e hënë, 8 nëntor 2010

Vizat, BE heq vizat për Shqiperinë e Bosnjën - E gjithë Shqipëria feston !

TIRANE- Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që filloi ne Bruksel sot në orën 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që u mor sot nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.

E hëna e madhe... Shqipëria në festë!

Kanë mbetur edhe pak orë kur do të merret vendimi i paralajmëruar për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, duke shënuar kështu një vendim historik për të dyja vendet, të fundit në Ballkan, duke përjashtuar këtu Kosovën.
Shqiptarët do të mundet të udhëtojnë pa pasur nevojë të pajisen me vizë për në Paris, Athinë, Romë, Vjenë, Pragë, Madrid, Lisbonë, Bukuresht, Stokholm, Oslo, Bruksel, Helsinki, Kopenhagën, Berlin, Budapest, Vilnius, Varshavë, Ljubljanë, Luksemburg, Amsterdam, etj.
Gjatë ditës së hënë, mblidhet Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët për dy ditë me radhë do të marrin vendime të rëndësishme.
Edhe pse ka pasur vende skeptike në këtë proces, si Franca dhe Holanda, votat e tyre kundër nuk do të mund ta bllokojnë vendimin përfundimtar, një vendim ky historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më fund do të mund të lëvizin pa viza për pjesën më të madhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, e njohur ndryshe edhe si zona Shengen.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se marrëveshja është arritur tashmë, pavarësisht kundërshtive. “Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar”, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.
Ndërsa agjencia tjetër e lajmeve, EurAsia shkruan sot se Ministrat e Brendshëm të BE pritet të heqin vizat për shtetasit shqiptarë dhe boshnjakë gjatë takimit të tyre dyditor, që zhvillohet të hënën dhe të martën.
Gjatë takimit do të vendoset gjithashtu edhe masat shtesë të sigurisë. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga dy vendet siguri për procesin pas heqjes së vizave, pasi mund të ketë shumë ikje nga të dyja vendet duke kërkuar azil në vendet perëndimore. Një vit më parë, pra më 30 nëntor 2009, BE-ja vendosi udhëtim pa viza në zonën e Shengen për shtetasit e tre shteteve ballkanike, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.
Tirana në festë...
Tashmë kur kanë mbetur pak orë nga marrja e vendimit, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është mbushur me flamuj të Bashkimit Evropian. Në Tiranë, flamujt, banderolat, dhe tabelat shihen lehtësisht të shpërndara në të gjitha rrugët kryesore.
"Berlin 1.334 km", "Cyrih 1.117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve evropiane.
Përveç dekorit festiv që ka veshur rrugët e kryeqytetit, festimet për këtë ngjarje historike do të kulmojnë pasditen e së martës, me një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza", ku aktualisht po ndërtohet një skenë gjigante.
Çfarë do të thotë liberalizim vizash?
Pas vendimit për heqjen e vizave, shqiptarët do të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës, përjashtuar Anglinë dhe Irlandën. Gjatë udhëtimit atje, ata nuk do të mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë dhe pas kthimit në atdhe, ata mund të rikthehen sërish pas tre muajsh. Kushtet për të lëvizur pa viza janë: pasja e një pasaporte biometrike (kusht) si dhe të mos kenë urdhërndalimi nga asnjëri prej vendeve përkatëse.
Nëse njëri nga vendet e Bashkimit Evropian ka vendosur që për një shtetas ndalimin e hyrjes, i njëjti vendim vlen për të gjitha vendet e tjera, pasi të dhënat hyjnë në sistemin SIS, që transmeton në kohë reale të dhënat për të gjitha pikat kufitare të të gjitha vendeve evropiane.

Derbi me polemika Roma ndal "fluturimin" e Lacios

ROME-Roma ka fituar 2-0 kundër Lacios në një prej ndeshjeve më të bukura dhe më spektakolare të këtij sezoni në Serinë A. Derbi i kryeqytetit ka dhuruar emocione, spektakël, polemika dhe tension. Verdhekuqtë vinin në këtë sfidë me një distancë prej 10 pikësh nga rivalët e tyre të qytetit, por në fushë kjo nuk është ndjerë aspak. Ritmi i lojës ka qenë i jashtëzakonshëm, me dy skuadrat që kanë sulmuar vazhdimisht në kërkim të fitores, duke krijuar raste të shumta në portat respektive. Roma ndërkohë iu fal dy penalltive në pjesën e dytë, të dyja të pastra. Borrielo e Vuçiniç nuk falën dhe i shndërruan të dyja në gol, por sfida ka dhuruar polemika të shumta për shkak se lacialët kanë pretenduar në dy momente për penallti. Sidomos një shtyrje ndaj Maurit, kur rezultati ishte 0-1 për Romën, ishte një faull i pastër, të cilin Morganti nuk e dha. Ndërkohë një tjetër aspect negativ ka qenë boshllëku në tribunën karshi, i lënë nga tifozët e Lacios, për shkak edhe të kushteve të forta të sigurisë të marra nga policia.
Derbi
Sfida e djeshme nisi me një Lacio më të mirë, por Roma ka qenë shumë e rrezikshme në kundërsulm, duke krijuar disa momente të mira, port ë pashfrytëzuara. Lacio ndërkohë pati rastin më të mirë me anë të Tomazo Rokit, por ai nuk arriti ta dërgonte dot topin në rrjetë, pas një krosi nga e majta. Pjesa e dytë nis me një ndryshim te bardhekaltërit. Trajneri Reja nxjerr Rokin për Zaraten, por kur dukej se Lacio mund të shënonte, ka ardhur goli i Romës. Vuçiniç fut një top në qendër të zonës dhe Simplisio godet drejt portës, por topi ndalohet me krah nga Lishtajner. Morganti nuk ka dyshime: është penallti. Nga pika e bardhë Borrielo godet jo mirë, por topi përplaset në këmbët e portierit Muslera dhe përfundon në rrjetë. Pas avantazhit, Roma tërhiqet e gjitha në mbrojtje dhe Lacio rrezikon disa herë. Rastin më të mirë e pati Hernanes, por braziliani gaboi përballë portierit Zhulio Serxho, i cili u tregua një hero i vërtetë. Më pas ishte moment i penalltisë. Pas një goditje dënimi, Rise rrëzon Maurin në zonë, por arbitri nuk jep asgjë, duke shkaktuar protesta të forta nga ana e lacialëve. Dy minuta më pas, Lacio ka një tjetër top të artë, por me portën e boshatisur Foxhia godet kryqëzimin e shtyllave. Ndërkohë, në minutat e fundit Roma merr një tjetër penallti, pasi Dias rrëzon në zonë Zhulio Baptisën. Morganti jep penallti, ndërsa lacialët protestojnë për shkak se verdhekuqtë vazhduan aksionin kur dy lojtarë të tyre ishin të shtrirë. Nga pika e bardhë Vuçiniç shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e Romës.
Deklaratat
Pas ndeshjes, trajneri i Romës Klaudio Ranieri ka qenë tepër i lumtur, duke përgëzuar lojtarët e tij. "Ndjej që kemi bërë një ndeshje të madhe, djemtë ishin të mrekullueshëm, - tha ai. - Në tre ditë kemi bërë dy gjëra të mira dhe jam vërtetë i kënaqur, jo vetëm për fitoren, por edhe për lojën. Ishim shumë të zgjuar taktikisht. Për mendimin tim, sekreti i fitores nuk lidhet me kondicionin më të mirë atletik, por me faktin se jemi më mirë nga ana psikologjike". Ndërkohë, trajneri i Lacios Edi Reja ia ka faturuar arbitrit një pjesë të madhe të fajit për humbjen. "Ishte një ndeshje që u vendos nga episodet, sidomos nga penalltia që nuk u dha për shtyrjen ndaj Maurit, - deklaroi trajneri i Lacios. - Tani është e kotë të ankohesh, pranojmë verdiktin e fushës. Kuptohet që humorin nuk e kemi aq të mirë në këto momente, por nuk dalim kokulur nga kjo ndeshje", shtoi ai.

Vizat, sot pritet “drita jeshile” shqiptarët festojnë

TIRANE- Sot, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian do t’i hapë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë- Hercegovinës drejt vendeve të zonës Shengen. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana është veshur me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që fillon në orën 10.00, ministrat pritet të votojnë "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vendimi i tyre duket të jetë tanimë një formalitet. Skepticizmi i Francës dhe Hollandës apo dhe shqetësimi i vendeve si Belgjika e Gjermania, për rrezikun e një fluksi të azilkërkuesve, pas asaj që ndodhi në fillm të vitit por edhe në këtë vjeshtë me qyteratët e Serbisë dhe Maqedonisë nuk është përkthyer në një bllokim të procesit, por ka nxitur ngritjen e një mekanizmi të rreptë monitorues të vënë në jetë nga Komisioni Europian si një lëvizje për t’iu përgjigjur dyshimeve të këtyre vendeve.

Franca ka kërkuar që masat monitoruese të jenë më të ashpra, por ajo e vetme nuk mund të bëj më shumë. Vendimi mund të merret edhe me shumicën e vendeve anëtare dhe mekanizmi i kontrollit do të jetë sot pjesë shoqëruese e liberalizimit të vizave.

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave do te pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që do të merret nesër nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.

e martë, 2 nëntor 2010

Moti në 5-së ditët e ardhshme në Rrëshen , parashikimi

Rrëshen
E Martë 02
max 19°
min 12°
Vranësira të pjeshme
E Mërkurë 03
max 18°
min 13°
Shi
E Enjte 04
max 20°
min 14°
Diell
E Premte 05
max 19°
min 13°
Diell
E Shtunë 06
max 17°
min 11°
Vranësiratë pjeshme& Diell

Italiani fitoi në lotari 248 milionë dollarë

Jackpoti i lotarisë italiane arriti kulmin me shumën prej 248 milionë dollarëve dhe të gjithë filluan të pyesin se edhe sa do të rritej kjo shumë.
Por mu në këtë moment më në fund pas dhjetë muajsh mundim, një fatlum arriti ta fitojë këtë shumë marramendëse.
Numrat fitues për italianët ishin 4, 26, 40, 54, 55 i 67. Kjo shumë deri më tash është shuma më e madhe e jackpotit në botë.
Ende nuk dihet se në cilin qytet është shitur tiketa fituese dhe me siguri nuk do të mësohet kurrë, sepse italianët rrallë publikojnë emrat e fituesve të lotarisë.

MIR.DITA.COM

200 milionë euro në ditë qarkullon ekonomia shqiptare

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, thesari i Ministrisë së Financave dhe bankave në vend, kryejnë pagesa prej 17.1 miliardë lekë në ditë, e barabartë kjo me 150 milionë euro në ditë. Tregu i zi realizon pagesa prej 30 për qind ose 5 milionë euro në ditë.
Ekonomia shqiptare në total bën qarkullim ditor prej 200 milionë euro, bëri të ditur të hënën gazeta Mapo duke thënë se kjo shifër bazohet në vlerësimin dhe monitorimin e funksionimit të sistemit të pagesave që funksionojnë në bankën e Shqipërisë dhe në numrin dhe vlerën e transaksioneve të bëra.
Pagesat me karta debiti dhe krediti në pikat e shitjes, dyqane ose vende të tjera ku ofrohen shërbime përbëjnë 7 për qind të totalit të pagesave për klientët.

Shpallet tenderi për tunelin Tiranë-Elbasan

U shpall të hënën në Tiranë tenderi për ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan, bëri të ditur të hënën kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke theksuar se ky tunel do të ketë vlerë të jashtëzakonshme për korridorin 8 dhe boshtin e jugut.
Tuneli Tiranë-Elbasan do të jetë i parametrave me të mira evropiane siç e kërkojnë standardet evropiane, dhe do të shkurtojë në mënyrë thelbësore jo vetëm distancën midis Tiranës dhe Elbasanit duke i bërë dy qytete të lidhura me njeri tjetrin, por do të shkurtojë edhe distancën për të ardhur në Tiranë nga të gjitha rrethet e jugut dhe juglindjes pas plotësimit te boshtit te jugut.
Berisha tha se ky tunel, pas atij të Kalimashit është më i rëndësishëm deri tani dhe pasi të kompletohet korridori i 8, merr rëndësi të madhe edhe për trafikun rajonal. Tuneli do të ndërtohet brenda 18 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës. Kusht për ta fituar kontratën është që tuneli të përfundojë për 18 muaj.
"Ëndërr shekullore e shndërruar ne realitet", e cilësoi kryeministri i Shqipërisë duke theksuar se tuneli i ri do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës dhe mundësisht brenda vitit 2012 në mënyrë që askush të mos arrijë t’i japë konotacion elektoral.
Kryeministri tha gjithashtu se projekti është bërë me financim të Komisionit Evropian dhe Qeveria në kuadrin e përparësive e veçoi këtë si përparësinë më absolute.

Shqipëri: Bëhet regjistrimi i pronave në bregdet

Një kompani spanjolle pritet të bëjë regjistrimin e pronave në bregdetin shqiptar. Projekti i regjistrimit të pronave në këtë pjesë të jugut të Shqipërisë është fituar nga një kompani spanjolle, e cila do të dorëzojë në fund të vitit 2011 tek autoritetet shqiptare dosjen e dokumentuar me të dhëna.Projekti është financuar nga OSBE-ja dhe ka të bëjë me regjistrimin e të gjitha aseteve pronësore në këtë pjesë të Shqipërisë.
Ky proces do të shqyrtojë jo vetëm tokën bujqësore, por edhe trojet, shtëpitë dhe ndërtimet, në përgjithësi gjithë pasuria e patundshme në këtë zonë.
Shteti shqiptar do t’i përdorë të dhënat e kompanisë spanjolle për të pajisur pronarët e evidentuar me dokumentet e pronësisë. Vërtetimet e pronësisë do të lëshohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë.

e hënë, 1 nëntor 2010

Parlamenti i ri 17 mijë metra katrorë

Parlamenti i ri i Shqipërisë që pritet të ndërtohet në vendin ku tani ndodhet Piramida, ish-mauzoleu i diktatorit Enver Hoxha, pritet të ketë 100 zyra të reja me nga 20 metra katrorë për deputetët.
Parlamenti i ri do të ketë kapacitet për 250 deputetë dhe parashikohen 17.010 metra katrorë zyra. Do të ketë edhe një restorant për darka dhe dreka zyrtare, 13 salla për komisione parlamentare dhe 2 salla për konferenca shtypi.
Stafi prej 300 punonjësish të parlamentit do të ketë 2 mijë metra katrorë zyra. Do të ketë parking nëntokësor dhe në total do të shpenzohen 351 mijë euro për organizimin e një konkursi ndërkombëtar për të përcaktuar firmën fituese për projektimin e kompleksit të ri parlamentar, bëri të ditur e përditshmja “Panorama”.

Facebook do të lançojë një platformë mobile..

Facebook ka ftuar gazetarët në një ngjarje që organizohet nga rrjeti social të mërkurën, ndërsa tema e konferencës thuhet të jetë një ngjarje kushtuar pjesës mobile të faqes, pa dhënë shumë detaje se çka do të përfshihet në këtë segment të quajtur - mobil.
 
Përderisa po flitet shumë për telefonin e mundshëm të Facebook, shumë njerëz sugjerojnë se rrjeti social do të dal në treg me një platformë të ngjashme si Android, mirëpo me një integrim shumë më të madh në Facebook. 
 
Potenciali i Facebook Mobile është gjigant, ndërsa duke e pasur parasysh që Facebook nuk do t’i ftonte gazetarët vetëm për një freskim në aplikacionin e saj në iPhone, atëherë pritet që rrjeti më i madh social në botë të lançojë diçka shumë të madhe. 
 
Lexues të Telegrafi.com, çka mendoni se do të prezantojë rrjeti social i shumë-përdorur edhe tek ne, Facebook.com, në ngjarjen e së mërkures