e martë, 2 nëntor 2010

Shqipëri: Bëhet regjistrimi i pronave në bregdet

Një kompani spanjolle pritet të bëjë regjistrimin e pronave në bregdetin shqiptar. Projekti i regjistrimit të pronave në këtë pjesë të jugut të Shqipërisë është fituar nga një kompani spanjolle, e cila do të dorëzojë në fund të vitit 2011 tek autoritetet shqiptare dosjen e dokumentuar me të dhëna.Projekti është financuar nga OSBE-ja dhe ka të bëjë me regjistrimin e të gjitha aseteve pronësore në këtë pjesë të Shqipërisë.
Ky proces do të shqyrtojë jo vetëm tokën bujqësore, por edhe trojet, shtëpitë dhe ndërtimet, në përgjithësi gjithë pasuria e patundshme në këtë zonë.
Shteti shqiptar do t’i përdorë të dhënat e kompanisë spanjolle për të pajisur pronarët e evidentuar me dokumentet e pronësisë. Vërtetimet e pronësisë do të lëshohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë.

Nuk ka komente:

Posto një koment