e hënë, 1 nëntor 2010

Parlamenti i ri 17 mijë metra katrorë

Parlamenti i ri i Shqipërisë që pritet të ndërtohet në vendin ku tani ndodhet Piramida, ish-mauzoleu i diktatorit Enver Hoxha, pritet të ketë 100 zyra të reja me nga 20 metra katrorë për deputetët.
Parlamenti i ri do të ketë kapacitet për 250 deputetë dhe parashikohen 17.010 metra katrorë zyra. Do të ketë edhe një restorant për darka dhe dreka zyrtare, 13 salla për komisione parlamentare dhe 2 salla për konferenca shtypi.
Stafi prej 300 punonjësish të parlamentit do të ketë 2 mijë metra katrorë zyra. Do të ketë parking nëntokësor dhe në total do të shpenzohen 351 mijë euro për organizimin e një konkursi ndërkombëtar për të përcaktuar firmën fituese për projektimin e kompleksit të ri parlamentar, bëri të ditur e përditshmja “Panorama”.

Nuk ka komente:

Posto një koment