Presidenti i Komisionit Europian po mendon seriozisht mosardhjen në Tiranë ditën e premte për shkak të injorimit të mesazheve të Perëndimit.
Burime pranë kabinetit të zotit Barroso bënë të ditur se Presidenti i Komisionit Europian po reflekton seriozisht që të anulojë vizitën në Shqipëri.Kjo, sepse vijuan burimet, në kushtet e krijuara pas ngjarjeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, krerët e institucioneve shqiptare nuk e meritojnë dhënien e mesazheve pozitive për integrimin.
Politika shqiptare, sipas Presidentit Barroso, ende nuk ka arritur shkallën e pjekurisë për të merituar një vlerësim pozitiv.
Një vendim përfundimtar për këtë do të merret brenda ditës së enjte.
Nuk ka komente:
Posto një koment