e martë, 24 maj 2011

Foto - Lajm


Agjencia evropiane e trafikut ajror tha se mund të anulohen deri në 500 fluturime si pasojë e reve të hirit të shkaktuara nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, që u përhapën mbi Irlandën Veriore, Skocinë dhe Skandinavinë. Hiri vullkanik i ardhur nga vullkani Grimsvotn e ka detyruar edhe presidentin Obama, i cili gjendet në një turne evropian, të ndryshojë planet e udhëtimit, duke arritur një ditë më herët në Britani. Ekspertët, megjithatë thonë se gjasat janë fare të vogla nga përsëritja e kaosit të trafikut ajror të vitit të kaluar, ku me miliona udhëtarë humbën fluturimet si pasojë e shpërthimit të një vullkani tjetër të Islandës.Mendohet se për vendin tonë nuk do ketë efekt pasi shqiptarët më së shumti fluturojnë drejt Greqisë dhe Italisë , vende që s'pritet të rrezikohen .

Foto: Reuters

Nuk ka komente:

Posto një koment