Vendimi i tij, ne dukje absurd, ishte i thjeshte: hiqen taksat e biznesit dhe te prones!
Mjaftoi kjo levizje e Kryekomunarit qe lokaliteti Tapszentmiklos i Hungarise te kthehej ne nje parajse fiskale. Jozsef Kovacs eleminoi taksat per biznesin, perfshi edhe ato per pronat. Ishte ky vendim gjenial qe beri te mundur regjistrimin e 23 kompanive te reja, kryesisht te transportit, ne vetem dy muajt e pare te aplikimit te vendimit te heqjes se taksave.Kryekomunari deklaroi se pret qe te vijne edhe njehere aq kompani, te cilat do ti sjellin buxhetit te komunes nga taksa e rrugeve qe paguajne afersisht 40 milione Forint (monedha vendase) afersisht 150.000 Euro. Deri ne marrjen e ketij vendimi komuna mblidhte ne buxhet 10 here me pak te ardhura, afersisht 4 milione forint.
Nje nga drejtuesit e firmave te vendosura ne kete komune, tregon se mund te kurseje deri ne 700.000 forint ne vit.
Duke marre shkas nga ky rast, na lind pyetja: si ka mundesi qe asnje nga drejtuesit lokale ne Shqiperi deri me sot nuk ka mundur te gjeje nje zgjidhje per te rritur buxhetin lokal?
Nuk ka komente:
Posto një koment