e enjte, 19 maj 2011

Socialistët mund të lënë mandatet parlamentare

Partia Socialiste dhe deputetët e saj janë nisur drejt zonave të tyre për të organizuar protesta dhe reagim të simpatizantëve të saj. Deputetët Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Gramoz Ruçi dhe kreu i socialistëve Edi Rama, i kanë kërkuar popullit të ngrihet në këmbë për të mbrojtur demokracinë dhe zgjedhjet e përmbysura në tavolinë, raportoi të enjten e përditshmja Mapo.
E përditshmja raportoi se bëhet fjalë edhe për lënie mandatesh të deputetëve ose të disa prej tyre gjatë vizitës së paralajmëruar të zyrtarëve të lartë evropiane në Tiranë. Nuk përjashtohet as versioni ekstrem i lënies së mandateve nga i gjithë grupi parlamentar socialist

Nuk ka komente:

Posto një koment