e premte, 22 tetor 2010

Autoritet greke po praktikojnë masa të reja për lejet e kalimit të emigrantëve shqiptarë

Autoritetet greke po praktikojnë një marëdhënie të re me disa qindra emigrantë shqiptarë që kanë pasur probleme me lëvizjen në kufi për shkak të lejeve të qëndrimit.

Nëpunësit grekë të kufirit po bashkëveprojnë me njësitë vendore greke të cilat lëshojnë lejet e qëndrimit për emigrantët në rastet e një kategori jo të vogël të shqiptarëve që kanë pasur problem me ripërtëritjen e këtyre lejeve.

Pjesa më e madhe e kësaj kategori  të emigrantëve kanë mbetur në Shqipëri   në pamundësi për të hyrë në territorin grek për shkak se nuk kanë qënë në dijeni të refuzimit nga njësitë vendore greke  të ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit.

Sipas urdhëresës së autoriteteve kufitare greke për të gjithë ata  emigrantë shqiptarë që paraqesin në kufi kërkesën për lejen e  re të qëndrimit   realizohet komunikim më njësitë vendore greke ku janë regjistruar emigrantët.

Në raste kur  refuzimi  i lejes së re të qëndrimit është bërë për arsye të mosplotësimit korrekt të dokumentacionit të pullave të sigurimeve apo për mangësi në kritere administrative emigrantët  kalojnë në Greqi pa  probleme.

Autoritetet greke bëjnë përjashtime negative të moslejimit të shqiptarëve të hyjnë në territorin grek  vetëm për  ato raste te emigrantëve  shqiptarë kur refuzimi i ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit është bërë nga organet vendore për shkak të rasteve të penaliteteve dhe problemeve me drejtësinë greke.

Emigrantët shqiptarë në  Greqi vazhdojnë të përballen ende  me dhjetëra peripeci në marrjen e lejeve të reja të qëndrimit.

Liberalizimi i pritshëm i  vizave për qytetarët shqiptarë   do të sjellë  lehtësimin e kësaj kategorie për lëvizjen në kufi dhe më pas ndjekjen mbi bazë të kritereve të ligjit grek për emigracionin të praktikave të marre se  lejeve të reja te  qëndrimit.

Nuk ka komente:

Posto një koment