e hënë, 25 tetor 2010

Fiat-i fiton 190 milionë euro

Prodhuesi italian i automobilave FIAT publikoi se në kuartalin e tretë të këtij viti ka realizuar fitim neto prej 190 milionë euro, që ka të bëjë me rritjen e shitjes së kamionëve traktorë.Rezultati i këtillë paraqet rritje të dukshme të fitimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur fitimi i Fiat-it arrinte 25 milionë euro.
Në bazë të këtij rezultati, Fiat-i i rriti çmimet për vitin 2010 dhe shpalli se të ardhurat e përgjithshme këtë vit do të tejkalojnë 55 miliardë euro, që është pesë miliardë euro më shumë sesa parashikimet paraprake.

Nuk ka komente:

Posto një koment