e martë, 19 tetor 2010

Të premten hapet plotësisht Tuneli i Kalimashit

Shtyhet edhe një javë përurimi i galerisë veriore të tunelit të Kalimashit. Ndonëse ishte premtuar lejimi i qarkullimit të premten, burime nga kompania, që po punon për ndërtimin e saj, pohojnë se tuneli do të hapet ketë të premte.
Nisur nga ecuria e punimeve në galeri, menaxherët patën deklaruar shumë javë më parë, se mesi i tetorit do të shënonte përfundimin e veprës, e cila tashmë nga ana e kompanisë “Bechtel - Enka” do t’i dorëzohet një tjetre kompanie që do të merret me sigurinë e lëvizjes dhe mirëmbajtjen e tunelit.
Punimet në galerinë veriore kanë përfunduar duke përfshirë edhe pajisjet sinjalizuese, kamerat e sigurisë dhe çdo gjë tjetër, por shkak për shtyrjen e përfundimit zyrtar.
Me përfundimin e galerisë së veriut punëtorët e mbetur në Shqipëri, do t’i bashkohen kantierit të madh të ngritur në Kosovë, ku gjithashtu “Bechtel - Enka” po ndërton vijimin e autostradës Morina – Merdare.

Nuk ka komente:

Posto një koment