Veshjet e shkurtra të zeza, një nga klasiket më të mëdha në historinë e modës, këtë vjeshtë do të jenë më aktuale se kurrë!
Një nga trendet më të mëdha të sezonit vjeshtë/dimër 2010/2011 është - veshja e zezë.
Eleganca dhe klasikja, feminiteti, thjeshtësia e veshjes së zezë, për të satën herë ngacmon dizajnerët që udhëheqin modën botërore. Qepja e thjeshtë që i përshtatet të gjithave i bën këto veshje, koleksion klasik, ndër më të mëdhatë në historinë e modës.
Në këtë sezon vjeshtë/dimër, vizionet e tyre me veshje të tilla, na ofrojnë Dolce & Gabbana, Prada (dhe Miu Miu), Max Azria, Bottega Veneta, Badgley Mischka, Calvin Klein, Carolina Herrera, Dior, Costume National, Giorgio Armani, Lanvin, Marc Jacobs, Roland Mouret, Stella McCartney, Valentino...
Nuk ka komente:
Posto një koment