SHBA- Hollywood-i i shpall “luftë” Facebook-ut. Aktori George Clooney është në krye të grupit të artistëve që nuk kanë hapur kurrë një profil personal në rrjetin social, madje e urrejnë një gjë të tilë.
Mes artistëve janë edhe disa që falë zbulimit të Mark Zuckerberg po sigurojnë të ardhura të mira, si përshembull protagonistët e filmit “The Social Network”
Por ai që udhëheq grupin është Clooney i cili e vë theksin në rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë.
“Nuk do kem kurrë një faqe në Facebook, do preferoja më mirë të shfaq në televizion analizat e prostatës se sa të hapja një faqe të tillë.” ironizon aktori.
Nuk ka komente:
Posto një koment