e martë, 19 tetor 2010

Juventusi i fortë si Interi

Juventusi ka gjetur formën më të mirë së fundmi dhe një gjë e tillë natyrisht se nuk është lënë pa u vërejtur nga ekspertët e futbollit Italian, me ish-trajnerin e Interit, Giovanni Trapattonin, që thotë se Bianconerët mund të arrijë nivelin e Nerazzurëve.
“Gigi Del Neri u ka dhënë atyre shtytjen e ridrejtimit. Ata janë skuadër që po gjen besimin dhe entuziazmin për të bërë më të mirën. Juventusi është po aq konkurrues sa Interi”.
“Del Piero? Më vjen mirë që e ka barazuar rekordin e Giampiero Bonipertit prej 178 golave. Ai është profesionist i madh dhe futbollist i mençur”, u shpreh Trapattoni

Nuk ka komente:

Posto një koment