e hënë, 18 tetor 2010

Për dijeni: Da bakterie ka një aparat telefonik ..

Universiteti i Stanfordit ka publikuar një hulumtim i cili thotë se bakteret “lulëzojnë” në telefonin tuaj mobil me ekran të ndjeshëm në prekje, dhe se nga ky hulumtim ka nxjerr disa rezultate interesante.
Sipas hulumtimit të Stanford thuhet se telefonat mobil janë 18 herë më të ndotur se guaca e tualetit për meshkuj.
Nëse ekziston një virus ose baktere në telefonin tuaj mobil, me ekran të ndjeshëm në prekje, atëherë 30 për qind e asaj baktere do të transmetohet në duart tuaja, ose ndonjë pjesë tjetër të trupit, thuhet sipas raportit.

Mirëpo, tani kemi një treg në rritje të aksesorëve dhe pajisjeve tjera të cilat i eliminojnë këto baktere nga telefoni juaj.
Sipas një kompanie e cila shet mbështellësa anti-bakterial thuhet se në një inç të telefonit gjenden mesatarisht 25,127 bakterie.
Kështu që, herën e ardhshme kur ju tentoni ta merrni telefonin e mikut tuaj, për të shikuar fotografitë në telefonin e tij, sigurohuni që i dini pasojat dhe mundësitë t’i evitoni bakteriet nga duart tuaja

Nuk ka komente:

Posto një koment