e enjte, 21 tetor 2010

Sport - Nuhiu shpreson të luajë për Shqipërinë

Sulmuesi kosovar, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Rapidit të Vienës, Atdhe Nuhiu, ka deklaruar se është në zgjidhje e sipër të dokumentacioneve të nënshtetsisë së dyfishtë dhe se shpreson që shumë shpejtë të luajë për kombëtaren shqiptare.
“Kam pasur kontakte me kombëtaren shqipare dhe ia kam sqaruar problemin tim, ndërsa i kam kërkuar dhe pak kohë. Problemi konsiston në atë se posedoj nënshtetësi austriake dhe nuk më lejohet të marr ndonjë nënshtetësi tjetër, përderisa nuk e dorëzoj atë të Austrisë, por jam duke provuar disa mundësi tjera për ta zgjidhur këtë çështje”.
“Sa i përket karrierës time me klube, mund të them se për momentin jam duke menduar vetëm për Rapidin, pasi që është skuadra më e madhe ne Austri. Jam duke kaluar mirë me stafin ashtu si me lojtarët. Për momentin nuk kam ndërmend të ndërroj ambient, por në futboll kurrë nuk i dihet”, deklaroi Nuhiu.

Nuk ka komente:

Posto një koment